
Një trupi i pajetë i një personi është gjetur në Dragash ka bërë të ditur Shaqir Uka, komandanti i stacionit policor në Dragash.
Ai ka thënë se rasti tashmë është nën hetim.
Sipas raportit fillestar, dyshohet se personi ka ndërruar jetë nga një akt vetëvrasje, pasi është gjetur i varur me litar.
“Rreth orës 11 është gjetur nga familjarët. personi në fjalë dyshohet se ka bërë vetvrasje (është varur me litar ). Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vend të ngjarjes dhe trupi i pajetë është dërguar në mjekësi ligjore”, deklaroi Uka.