Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Një ditë pas tensioneve në veri, serbët në Beograd protestojnë për shkarkimin e Vuçiqit

Gazeta10
27 May 2023 - 19:58

Në Beograd po mbahet protesta e katërt “Serbia kundër dhunës” pas dy tragjedive të ndodhura para pak ditësh. Gjithashtu partitë opozitare janë duke kërkuar edhe dorëheqjen e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Në pamjet e publikuara nga mediat serbe shihet një pjesëmarrje masive në këtë protest që ka nisur para Kuvendit të Serbisë pak pas orës 18:00 dhe ka vazhduar pastaj deri tek ndërtesa e televizionit publik serb.

Protestuesti serbë kanë mbushur rrugët e Beogradit edhe përkundër motit me shi.

Ranka Kashikovic ka qenë ajo që ka mbajtur fjalimin hapës në këtë protestë të katërt.

Kjo protestë masive e opozitës serbe vjen një ditë pas tubimit të Aleksander Vuçiqit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.