Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Falënderon qytetarët dhe mërgatën, premton vazhdimin e punës për shtetin

Gazeta10
08 June 2026 - 10:23

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në procesin zgjedhor, ndërsa numërimi i votave ende nuk ka përfunduar dhe priten rezultatet përfundimtare nga të gjitha kutitë e votimit në vend.

Kurti vlerësoi angazhimin e qytetarëve gjatë fushatës dhe pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje, duke theksuar se gjatë dhjetë ditëve të fushatës janë zhvilluar mijëra aktivitete, tubime dhe takime në të gjitha anët e vendit.

Ai shprehu mirënjohje për qytetarët që, sipas tij, e kanë pritur me mbështetje ekipin e tij politik dhe kanë ndarë shqetësimet, përvojat dhe pritjet e tyre për zhvillimin e mëtejshëm të vendit.

“Ndonëse numërimi i votave ende nuk është përfunduar, unë falënderoj secilin votues, në Kosovë e mërgatë, që përmes zgjedhjeve demokratike doli për të votuar dhe shprehu vullnetin e tij përmes votës”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri në detyrë theksoi se puna do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. “Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshim kemi shtet për krejt”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.