
Deputeti nga LDK-ja Driton Selmanaj ka kritikuar ashpër qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, për siç e quajti ai anti-demokratike e anti-kushtetuese, shkruan Gazeta10.
Madje ai në Politiko në Kanal10 tha se pesë herë është shkelur Kushtetuta e vendit nga VV-ja duke mos e respektuar as hymnin e flamurit e as simbole tjera të shtetit të Kosovës.
“Kjo qeveri e ka shkelur pesë herë Kushtetutën e Kosovës. Asnjë veprim. Së paku moral. Pezulloje bre largoje edhe Martinin, Nagipin, edhe ministren e Tregtisë, edhe ministren e Drejtësisë, edhe Xhelal Sveçlën e Liburn Aliut. Liroji bre derisa të pastrohen krejt. Ky i man aty. Ky lidhje me demokraci s’ka. Duket edhe si lëvizje e tillë që ka qenë anti-shtet, anti-rend demokratik, anti-kushtetues. Këta s’kanë respektu hymë, as Kushtetutë, këta s’kan respektu kurgjo. Krejt njerëzit janë çu në këmbë këta kanë thanë është një flamur lara-lara, është një copë e bakllavës aty. Këta kanë ba hajgare. E kanë fy këtë vend.”, deklaroi tutje deputeti Selamanaj në Politiko./Gazeta10