Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një grua gjendet e vdekur në Klinë

Gazeta10
07 December 2025 - 16:03

Një grua është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Grabanicë të Klinës.

Sipas policissë, viktima është gjetur në afërsi të urës së lumit Bistrica.

Në lidhje me këtë rast, nuk dihen shumë informacione e as viktima nuk është identifikuar ende.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë me njësitet relevante, prokurori, si dhe ekipi mjekësor.

Rasti po cilësohet si “vdekje e dyshimtë” derisa hetimet kanë nisur.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.