
Një grua nga Komuna e Shtimes ka vdekur gjatë ditës së djeshme në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ku edhe ishte duke u trajtuar.
Policia ka njoftuar se lidhur me rastin ata kanë nisur hetimet, raporton Gazeta10.
“Rr. Tahir Sinani, Shtime 25.12.2022 – 00:15. Nga QKUK është raportuar se pacientja femër kosovare, e cila ishte duke u trajtuar aty, ka ndërruar jetë. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin e PK-së./Gazeta10