Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një i lënduar nga aksidenti në rrugën Gjakovë-Prizren

Gazeta10
19 August 2025 - 16:52

Një person ka mbetur i lënduar si rezultat i një aksidenti mes dy veturave që ka ndodhur sot rreth orës 15:40, në rrugën Gjakovë Prizren, konkretisht në fshatin Xërxë.

Lidhur me rastin është deklaruar policia.

Zëdhënësi për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj, tha për Klankosova se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin”, tha Elezaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.