
Një i ri ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar pas rënies së vinçit në një vendpunishte në Prishtinë.
Lidhur me rastin është deklaruar zëdhënësi i policisë, Enis Pllana.
Sipas njoftimit të Policisë, të dy personat janë dërguar për trajtim mjekësor, por njëri prej tyre nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
“Vdekja e tij është konstatuar nga ekipa mjekësore në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave kanë nisur në koordinim me Prokurorin e Shtetit.