
Një person ka mbetur i vdekur, si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjilan-Kamenicë.
Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai ka deklaruar se përkundër ndihmës së ofruar në emergjencë, rreth 33-vjeçar, vdiq si pasojë e lëndimeve të marra.
“Ju njoftojmë se sot më 21.10.2024 rreth orës 06:40 është raportuar për një aksident trafiku me lëndime në rrugën e Kamenicës afër pompës së karburanteve ” Hib Petrollit”. Njësia e Trafikut Rajonal dhe Ndihma e parë menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes. Edhe përkundër ndihmës së ofruar nga ekipi i Qendrës Emergjente jemi njoftuar se rreth orës 07:38 vozitësi i veturës i moshës rreth 33-vjeçar ka ndërruar jetë. Drejtuesi i kamionetës dhe një pasagjeri sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë. Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe i njëjti ka dalë në vendin e ngjarjes. Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat se si ka ardh deri te ky aksident i rëndë”, ka thënë Hashani.