Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Një i vrarë në Prishtinë, policia me detaje

Gazeta10
25 September 2022 - 14:38

Një person është vrarë në lagjen Kolovica të Prishtinës, raporton Gazeta10.

Viktima në fjalë, F.B fillimisht ishte plagosur dhe i njejti nuk ka arritur të mbijetojë nga plagët që ka marrë.

Ai ka vdekur në Qendren Klinike dhe Universitare.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se hetuesit janë duke punuar për ta ndriquar rastin dhe rrethanat që kanë të bëjën më këtë rast.

“Sot rreth orës 10:30, në lagjen Kolovicë të Prishtinës, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri. Viktima e këtij rasti F.B. mashkull, nuk ka arritur t’i përballojë plagët e shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person dhe ka sekuestruar një armë gjuetie që dyshohet të jetë përdor në rast. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”- tha Ahmeti. / Klan Kosova / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.