Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Një kompani amerikane po kërkon të investojë në Kosovë, Azemi: Qeveria t’i ofrojë përkrahje

Gazeta10
20 September 2022 - 12:14

Kryetari i Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik në Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, kë thënë se një kompani për eksplorim dhe miniera është duke kërkuar që të investojë në Kosovë, raporton Gazeta10.

Azemi ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ofrojë mbështetje për këtë proces teksa ka theksuar se një gjë të tillë e ka kërkuar edhe Ambasada e ShBA-së në Kosovë.

“Këkojmë nga Qeveria e Kosovës që t’i ofrojë mbështetje dhe gjithçka që është me ligjet e Kosovës, ata kanë ardhur këtu me ligjet që i kemi në fuqi… Ambasada amerikane e ka bërë rekomandimin te Qeveria e Kosovës që të kalojë ky projekt. Ne nuk shohim asnjë dyshim kur ambasada amerikane është këtu.. Ne duam ta shtyjmë këtë projekt para në baza ligjore, nuk duam të na ikin investitorët”, ka thënë Azemi në konferencën e sotme për medie.

Ai ka thënë se ky investim do të jetë një kapital i pastër.

“Fakti që rreth 40 milionë euro do të jepen për punëtorët e sektorit privat të Kosovës, është kapital i pastër “, ka thënë më tej Azemi.

Azemi, duke folur për grevën ka thënë se ata do të hyjnë në grevë kur ta shohin momentin e duhur.

“Do të jemi shumë të kujdesshëm, jemi duke e parë çka po i bën qeveria punëtorëve të arsimit e administratës , s’do t’iaa japim kënaqësinë të bëjë lojëra me punëtorët tanë, do të hyjmë në grevë kur ta shohim momentin e duhur”, ka thënë më tej ai. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.