Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një muaj paraburgim për të dyshuarin e dhunimit të së miturës

Gazeta10
13 September 2022 - 10:25

Gjykata Themelore në Pejë me një komunikatë për media, ka njoftuar se ka vendosur një muaj paraburgim ndaj F.Sh. për vepër penale dhunim, raporton Gazeta10.

“Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh
pasi që gjyqtari i procedurës paraprake konstatoi se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe
në masën e duhur e arsyetuar…”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se i pandehuri veprën penale e ka kryer ndaj një të miture.

“Po ashtu, duke pasur parasysh dënimin e paraparë për këtë vepër penale po qe se provohet fajësia e të pandehurit, gjykata gjen se me gjetjen e tij në liri apo nën ndonjë mase tjetër më të butë, i njëjti mund të ike dhe kështu t’i shmanget dënimit potencial gjithashtu, duke pas parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale, pasi që vepra është kryer ndaj viktimës së pambrojtur, fëmijës dhe fakti se me familjen e të dëmtuarës njihen mes vete, ekziston rreziku potencial se i njëjti mund ta përsërisë veprën penale”, u tha ndër të tjera./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.