
Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj të arrestuarve për sulmin fshatin Banjkë të Zveçanit.
Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar nga një muaj paraburgim të dyshuarve për sulmin terrorist të së dielës në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Në seancën dëgjimore të mbajtur, gjyqtari special i Gjykatës në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj dy të dyshimtëve: Ballagosje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq.