Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjini mbledh sot strukturat e Aleancës, shpalos platformën politike

Gazeta10
17 October 2026 - 8:08

Aleanca do të mbajë sot një takim të gjerë me strukturat e saj, ku kryetari Ardian Gjini do të shpalosë platformën politike të partisë dhe strategjinë për zhvillimin e Kosovës.

Takimi, siç është thënë në njoftim, do të mbahet nga ora 16:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, në kuadër të përgatitjeve të Aleancës për një fazë të re të mobilizimit politik dhe fuqizimit të strukturave të saj në të gjitha nivelet organizative.

“Takimi pritet të shërbejë si pikënisje për intensifikimin e aktivitetit politik, koordinimin e strukturave dhe përcaktimin e hapave të ardhshëm të Aleancës në raport me zhvillimet politike në vend”, thuhet mes tjerash në njoftim

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
17 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.