Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ish kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi jep detaje për luftën në Koshare

Gazeta10
16 October 2026 - 23:06

Ish-kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, në emisionin “Adresa” ka folur për Luftën e Koshares, duke theksuar se pjesëmarrësit në atë betejë kishin një qëllim të përbashkët, çlirimin e Kosovës.

Gashi ka deklaruar se gjatë Luftës së Koshares nuk kishte emblema të tjera përveç atyre të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke përmendur gjithashtu se, pavarësisht përkatësive politike, të gjithë luftonin për të njëjtin ideal.

“Në Luftën e Koshares nuk ka pasur emblema të tjera pos atyre të UÇK-së dhe të gjithë, edhe ne, edhe Lëvizja e LPK-së, edhe LDK-ja, të gjithë në atë kohë kanë luftuar për të vetmin qëllim, për çlirimin e Kosovës”, ka deklaruar Xhfer Gashi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.