Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryeministri sllovak i bashkohet Vuçiqit në fushatë elektorale: S’do t’iu zhgënjejmë për Kosovën

Gazeta10
16 October 2026 - 20:37

Kryeministri sllovak, Robert Fico, ka dalë në mbështetje të hapur për ish-presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë një tubimi parazgjedhor në Novi Sad, duke përsëritur qëndrimin e Sllovakisë kundër pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Fico mori pjesë të premten në tubimin e listës “Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar”, të mbajtur në “Sheshin e Lirisë” në Novi Sad, ku shprehu mbështetjen e tij politike për ish-presidentin serb.

Gjatë fjalimit të mbajtur në gjuhën serbe, kryeministri sllovak ka deklaruar se mbështet Vuçiqin për shkak të asaj që e cilësoi si mbrojtje të “sovranitetit të Serbisë” dhe të drejtës së saj për të marrë vendime të pavarura.

“Kur është fjala për Kosovën, nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë. Tek unë do të keni gjithmonë një mik të sinqertë”, deklaroi Fico, duke përsëritur qëndrimin e shtetit të tij për këtë çështje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.