Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tre policë të suspenduar nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës e ngacmim seksual, Sveçla: S’lejojmë të njolloset Policia e Kosovës

Gazeta10
16 October 2026 - 20:36

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për suspendimin e disa policëve të dyshuar për ngacmim seksual dhe kontroll të paligjshëm. Ai ka thënë se përshëndet angazhimin e përbashkët të Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Policisë së Kosovës për hetimin dhe suspendimin e tre zyrtarëve policorë, të dyshuar për ngacmim seksual dhe kontrollim të paligjshëm.

Përmes një statusi në Facebook, Sveçla ka thënë se nuk do të lejohet që individë të caktuar të njollosin Policinë e Kosovës dhe pjesëtarët e saj, të cilët, sipas tij, shërbejnë me profesionalizëm për sigurinë e qytetarëve dhe të vendit.

“Mirëpres angazhimin e përbashkët të Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Policisë së Kosovës për hetimin dhe suspendimin e tre zyrtarëve policorë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale të ngacmimit seksual dhe kontrollimit të paligjshëm, duke keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar”, ka shkruar Sveçla

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.