
Ish-kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, në emisionin “Adresa” ka shprehur zhgënjimin e tij lidhur me një vendim të fundit, duke thënë se nuk e kishte pritur që të ndodhte një veprim i tillë.
Gashi ka theksuar se vendimi e ka zhgënjyer jashtëzakonisht, ndërsa ka vlerësuar se, duke marrë parasysh të kaluarën, dorëheqja do të kishte qenë zgjidhja më e përshtatshme.
“Një gjë të tillë nuk e kam pritur që do të ndodhë një veprim i tillë. Për mua, ky vendim ka qenë jashtëzakonisht zhgënjyes. Për hatër të së kaluarës, unë e kam vlerësuar që më e rrugës ka qenë dorëheqja”, ka deklaruar Gashi./Gazeta10