Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Vendim shumë i dhimshëm nga Haga” – Xhafer Gashi: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë

Gazeta10
16 October 2026 - 23:24

Ish-kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, në emisionin “Adresa”  ka shprehur zhgënjimin e tij lidhur me verdiktin e dhënë nga Gjykata në Hagë, duke e cilësuar atë si një vendim të dhimbshëm.

Gashi ka treguar se në atë kohë kishte qenë jashtë vendit, përkatësisht në Kroaci, ndërsa ka theksuar se lufta në Kosovë ishte e imponuar dhe se shumë djem e vajza u mobilizuan për çlirimin e vendit.

Duke folur edhe nga përvoja e tij si luftëtar, ai ka përmendur sakrificën e madhe të popullit të Kosovës gjatë luftës, përfshirë dëshmorët, invalidët, veteranët dhe personat e zhdukur.

“Kam qenë jashtë vendit, përkatësisht në Kroaci. Ka qenë një vendim me dhimbje dhe shumë zhgënjyes. Shumë djem e vajza luftuan jo pse ata deshën, por që lufta na u imponua. Duke qenë edhe vetë luftëtar, e bëmë luftën si ishte më së miri. Lufta jonë la shumë dëshmorë, shumë invalidë, veteranë dhe shumë të zhdukur, nuk e kam besuar që do të jetë ai verdikt, iimishte një vendim shumë i dhimbshëm nga Haga”, ka deklaruar Xhafer Gashi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.