
Komentatori politik, Fidan Rama ka komentuar kandidaturën e kryetarit të Mitrovicës, Bedri Hamza për kryeministër.
Ai e ka quajtur këtë veprim të guximshëm nga ana e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, raporton Gazeta10.
“Kjo lëvizje që ësjhtë bërë në raport me Bedri Hamzën mund të quhet si një përpjekje për ta ruajtur unitetin e brendshëm të PDK-së, kështu unë e shoh është një personalitet i cili i jep kahje PDK-së po e them edhe njëherë që ta ruajë unitetin brenda partisë, sa i përket veprimit që e ka bërë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi un besoj që është shumë i guximshëm sepse përveq që është në moshë i ri është edhe në politikë i ri pamvarësisht që ka disa vite aty”, tha ai në Kanal10.
Rama e ka quajtur hapë pozitivë për PDK-në pas vendosjes së Bedri Hamzën që të votojë si kryeministër./Gazeta10