Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një person deponoi 749 euro të falsifikuara, Policia nis hetimet

Gazeta10
02 December 2023 - 9:44

Një zyrtar i një banke në Gjilan ka raportuar në Polici se një klient ka deponuar 749 euro para të falsifikuara.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se monedhat janë konfiskuar dhe se rasti është duke u hetuar.

“Gjilan 01.12.2023 – 10:50. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i bankës ka informuar se nga klient janë deponuar 749€ para të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.