Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Një person gjendet pa shenja jete në Dragash, policia po e heton rastin

Gazeta10
14 January 2024 - 9:19

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij ku jetonte i vetëm.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të shtunën e 13 janarit, në Dragash.

Në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës thuhet se rasti po vazhdon të hetohet.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion.

“Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij ku jetonte i vetëm. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.