Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një person në Fushë Kosovë kapet në flagrancë duke vjedh derivate nga ekskavatori, arrestohet nga policia

Gazeta10
20 Gusht 2024 - 10:43

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti është kapur në flagrancë duke nxjerr derivate nga një ekskavator.

Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë.

“Mbrëmë rreth orë 21:00, nga zyrtarët policor të stacionit të Fushë Kosovës është arrestuar në flagrancë një person për veprën vjedhje. Personi i dyshuar është arrestuar nga policia derisa me një gyp plastike po nxirrte derivate nga një ekskavator”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Personi i arrestuar: K.H, mashkull, 39 vjeç, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.