Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një person theret me thikë në Orllan të Podujevës

Gazeta10
01 May 2024 - 22:42

Një person është therë me thikë sot në Orllan të Podujevës.

Këtë e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa po intervistohen tre persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rast.

“Sot rreth orës  19:00, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në fshatin Orllan të Podujevës. Në këtë rast nga një mjet i mprehtë (thikë)  është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Aktualisht në stacion policor po intervistohen tre persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.