Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një qytetar hedh mbeturina në hapësirë publike, Komuna ia publikon videon – do të gjobitet nga inspektorati

Gazeta10
10 February 2024 - 22:25

Nga komuna e Prishtinës paralajmëruan gjoba për secilin qytetarë që hedh mbeturina.

Në faqen zyrtare të komunës është publikuar një video e ku shihet një burrë duke hedhur mbeturina në rrugë, e ku u paralajmërua se i njëjti do të gjobitet nga inspektorati. 

“Nuk lejohet hedhja e mbeturinave në hapësirë publike, gjelbërim e trotuar. Është i ndaluar rreptësisht ky veprim! Ju lutemi mos e ndotni ambientin në të cilin jetojmë. Personi në video do të gjobitet nga inspektoriati në bazë të rregullores në fuqi. Ta ruajmë bashkë ambientin ku jetojmë! Të gjithë  bashkë mund të bëjmë më shumë për mjedisin tone”, thuhet në postimin e tyre./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.