Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Një serb i Kosovës tani paguhet dyfish më shumë”- Sheholli: Ja çka vendosi Vuçiq në Rashkë

Gazeta10
20 April 2023 - 18:18

Opinionisti, Fatmir Sheholli ka folur rreth takimi të fundit që presidenti serb, Aleksandër Vuçiqi e pati me serbët e Kosovës në Rashkë, shkruan Gazeta10.

Sheholli ka thënë se në këtë takim, Bërnabiqi bashkë me Vuçiqin paraqitën një projekt dinamikë përmes të cilit ua rriti rrogat të gjithë serbëve në Kosovë, dyfish sa atyre në Serbi.

“Në takimin e fundit në Rashkë të Serbisë, presidenti serb bashkë me Bërnabiq e Listën Serbe, paraqiti platformën dinamike, ia dyfishoi rrogat shëndetësisë dhe sektorit social, arsimtarët e mjekët, marrin rroga dy herë më të mëdha se sa të njëjtit persona në Serbi. Nëse ai e ka rrogën 1 mijë në Serbi, ky i merr 2 mijë euro.”, tha Sheholli në “Info10”.

Tutje, Sheholli ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen në një situatë shumë të acaruar politikisht me bindje të thellë të 98% të serbëve të këtyre komunave s’do të marrin pjesë në zgjedhje./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.