
Shkolla Fillore “Këlmend Rizvanolli”, në Gjakovë nesër do të fillojë procesin mësimor.
Këtë e ka bërë të ditur vet shkolla përmes një njoftimi në rrjetet sociale, raporton Gazeta10.
“Me qëllimin e vetëm dhe për të mirën e nxënësve, Këshilli i Mësueseve të Sh.F.”Këlmend Rizvanolli”, ka vendosur që ditën e mërkure, me datë 14.9.2022 të filloj mësimin e rregullt.”, thuhet fillimisht në njoftim.
Më tej, bëhet e ditur edhe orari se si do të zhvillohet procesi mësimor./Gazeta10