Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Një shqiptar i vdekur në aksidentin tragjik në Greqi

Gazeta10
02 March 2023 - 12:30

Një shqiptar është në mesin e viktimave në Larisa në Greqi, si pasojë e përplasjes së dy trenave, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së martës.

Abc News raporton nga Larisa se viktima është 60-vjeçari Pavlin Bozo, nga Lushnja, i cili punonte në bar/bufe brenda në tren.

“Një shqiptar, 60-vjeçar nga Lushnja, Pavlin Bozo ka humbur jetën në këtë aksident. Ai ka qenë një ndër 12 punonjësit që zhvillonin aktivitetin e tyre në tren.

Trupi i tij, deri në momentin që flasim nuk është gjendur ende, por që informacioni saktësohet edhe nga burimet tona diplomatike”, theksoi gazetari i këtij mediumi.

Nga aksidenti tragjik, deri më tani kanë ndërruar jetë 47 persona. Ndërkohë, ka shkuar në 8 numri i shqiptarëve të përfshirë në këtë aksident. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.