
Analisti politik, Blerim Gashi ka krahasuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin me ish-presidentin, Ibrahim Rugova lidhur me tiparin e autoritetit.
“Të nivelit të opozitës, të nivelit dhe staturës së Albin Kurtit ka qenë Ibrahim Rugova është e vërtetë. Ka qenë edhe lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, një figurë politike autoritative e pakontestueshme që të ka marrë me hijen e vet edhe të ka ngreh në pushtet”, ka thënë Gashi.
Sipas Gashit, Kurti është një lider që ngërthen në vete një autoritet për nga fuqia politike.
“Albin Kurti është një ultra-rockstar”, ka thënë Gashi. /Gazeta10/