Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një veturë qëllohet me armë zjarri në Fushë Kosovë

Gazeta10
18 September 2022 - 23:58

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e vona të së dielës në Fushë Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës pë rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

Sipas këtij raporti, dyshohet se është shtënë në drejtim të një automjeti.

“Në vend të ngjarjes kanë dalur njësitet relevante policore, përfshirë ato të Reagimit të Shpejtë, dhe Njësia e Hetimeve. Sipas informacioneve fillestare dyshohet se në drejtim të një automjeti është shtënë me armë zjarri.Policia është duke kryer hetimet intensive dhe janë duke u trajtuar dëshmi në lidhje me rastin për të zbardhur rrethanat e këtij incidenti kriminal”, tha Hoxha. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.