Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Një vjet nga sulmi në Banjskë” -Dashevci: S’ka mundësi të përsëritet më kjo në Republikën e Kosovës

Gazeta10
23 September 2024 - 18:20

Të martën, më 24 shtator bëhen një vit nga sulmi terrorist në Banjskë aty ku edhe mbeti i vrarë zyrtari policor, Afrim Bunjaku, raporton Gazeta10.

Arben Dashevci, ekspert i çështjeve të sigurisë në emisionin Raport të Kanal10 deklaroi se pas këtij sulmi në Kosovë ka një pasqyrë tjetër të sigurisë, mbretëruese e së cilës është qetësia.

“Tash kur ka kaluar një vit, edhe pak orë  nga ai sulm që lëndoi Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e lëndoi rëndë sigurinë nacionale të Kosovës. Në aspektin e sigurisë kemi një pasqyrë tjetër reale duke i pasur parasysh instancat e sigurisë mes vete, si reagues i parë Policia e republikës së Kosovës me reaguesin e dytë ose të tretë kanë bashkëpunuar në mënyrën që të arrihet kjo qetësi brendshme mbretëruese në Republikën e Kosovës”, deklaroi ai.

Tutje, sipas ekspertit të sigurisë me vigjilencën që kanë instancat e sigurisë vendore, nuk ka mundësi të përsëritet sulmi sikurse që ishte ai i Banjskës.

“Mësimi që është marrë nga Banjska dhe provimi që është kaluar nga Policia e Kosovës me profesionalizmin e saj, duke e pasur parasysh që aty u vra rreshteri jonë hero i Kosovës, aty praktikisht Policia pati dy probleme. Definitivisht se instancat e republikës së Kosovës janë fituesit dhe  sipas mendimit tim, gjithmonë sipas ekspertit të sigurisë nuk ka mundësi më të përsëritet kapaciteti i Banjskës në Republikën e Kosovës, marrë parasysh vigjilencën, tekniken dhe të gjitha çka i takojnë aspektit të sigurisë”, deklaroi Dashevci. /Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.