
Philippe Coutinho numëron zero gola dhe zero asistime në 12 ndeshjet e këtij sezoni me Aston Villas.
Fantazisti brazilian, është pjesë e ekipit nga Birmingham prej muajit janar, ndërkohë që në merkaton e verës drejtuesit e klubit anglez paguan 20 milionë euro te Barcelona për kartonin e tij.
Paraqitjet e 30-vjeçarit ka qenë të dobëta në këtë sezon, diçka që pritet t’i kushtojë me mungesën në Botërorin Katar 2022, që do të zhvillohet në periudhën 20 nëntor-18 dhjetor.
Trajneri i pesë herë kampionëve të botës, Tite ka vendosur të mos e grumbullojë Coutinhon në Katar dhe në vend të tij ish-lojtarit të Interit, Liverpoolit dhe Barcelonës, Everton Ribeiron.
Ribeiro ndodhet në formë të shkëlqyer dhe gjatë këtij sezoni numëron 7 gola dhe 9 asistime në Brazil.