
Duket histori interesante por e vërtetë. Këtë merkato verore në Kosovë më saktë FC Ferizaj ka transferuar 22 vjeçarin afrikan Borel Moukoko, transmeton Gazeta10.
Deri këtu gjithçka duket normale, por duke bërë kërkime në google kuptojmë që Borel është vëllau i talentit të Borussia Dortmund Youssuoufa Moukoko i cili është i grumbulluar me kombëtaren gjermane në Botërorin “Katar 2022”, dhe është bërë lojtari më i ri në histori të kombëtares “Die Manschaft” që ka luajtur në një kampionat Botëror. Moukoko hyri në fushë në minutat e fundit të ndeshjes edhe pse nuk la ndonjë gjurmë ai luajti disa minuta kundër Japonisë.
Saktësisht kur gjermanët janë në fazën e rindërtimit të ekipit për Euro 2024 që do të mbahet në shtëpin e tyre, fokusi i “panzerave” është tek grumbullimi dhe përshtatja e lojtarëve duke bërë të njëjten kohë edhe procesin e tranzicionit të ndërrimit gjeneratave që për çdo kombëtare llogaritet të jetë i mundimshëm.
Por le të kthehemi tek vëllezërit “Moukoko”. Borel Moukoko me 31 gusht të këtijë viti u transferua tek FC Ferizaj si futbollistë i lirë, para se të vinte tek ferizajasit ai luajti për klube të rangut të ulët në ligat regjionale të Gjermanisë. Tek Ferizaj mbrojtësi i majtë nuk ka pasur shumë minutazh këtë sezon, por si histori duket interesante evolimi i tyre, një Youssofa Moukoko që luan në rangun më të lartë të futbollit Evropian me vetëm 18 vite mbi supe dhe vëllau i tij më i madhë që luan tek FC Ferizaj në Kosovë /Gazeta10/.
