Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Njoftim i rëndësishëm nga Komuna e Prishtinës, kjo rrugë rikthehet dy-kahore

Gazeta10
18 November 2023 - 15:14

Disa muaj pasi u mor vendimi që rruga “Ukshin Hoti” në Prishtinë të bëhej njëkahore, duket se udhëheqësit e Kryeqytetit i kanë rënë pishman.

Sot, Komuna e Prishtinës njoftoi se kjo rrugë, që dikur njihej si “Kosta Novakoviq”, do të rikthehet në dy-kahore.

“Nga e marta, 21.11.2023, rruga ‘Ukshin Hoti’ do të bëhet rrugë dy kahore. Segmenti i rrugës i cili lejon qarkullimin e mjeteve në dy kahje fillon nga udhëkryqi me rrugën ‘Robert Dol’ deri në udhëkryqin me rrugën ‘Bekim Fehmiu’”, u tha në njoftimin e Kryeqytetit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.