Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Njohës të procesit të dialogut thonë se Kosova duhet ta shqyrtojë planin franko-gjerman

Gazeta10
24 October 2022 - 19:37

Plani franko-gjerman për dialogun, vazhdon të nxisë reagime të shumta.Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se po qarkullojnë dezinformata lidhur më atë se çfarë po kërkojnë ndërkombëtarët nga Kosova, derisa ka shtuar se marrëveshje finale duhet ta ketë njohjen reciproke. Njohësit të dialogut vlerësojnë se Kosova është larg marrëveshjes finale me Serbinë, kurse iniciativën e Francës dhe Gjermanisë e quajnë si synim për t’i dhënë energji të re këtij procesi dhe Kosova duhet ta shqyrtojë këtë opsion.

Raporti Bleona Dallaveraj

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka folur sërish për planin franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi.

E para e vendit ka thënë se ka dezinformata rreth asaj se çfarë po kërkojnë partnerët ndërkombëtarë prej Kosovës.

Presidentja Osmani ka deklaruar se ka insinuata e dezinformata rreth asaj se çka po kërkojnë partnerët ndërkombëtarë prej Kosovës.

Osmani ka thënë se marrëveshja finale duhet të ketë njohjen reciproke.

Por, njohësit e procesit të dialogut, thonë se krerët e institucioneve duhet që bisedimet t’i zhvillojnë mbi bazën e këtij plani, ndonëse konsiderojnë se ka edhe paqartësi rreth përmbajtjes së tij.

Kurse, njohësi i çështjeve politike Akri Çipa ka thënë se nismën e Francës dhe Gjermanisë e sheh si përpjekje për t’i dhënë energji të re procesit të dialogut.

Të premten e javës së kaluar presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se në javët në vijim do të ketë takime me ekipet e kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron të cilët do të sqarojnë në detaje planin e tyre./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
01 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.