
Raporti:Arbenita Ilazi
Incidenti që ndodhi natën e kaluar në kryeqytet, po shihet si shqetësuese nga njohësit e sigurisë në vend. Ngjarje të tilla sipas tyre janë të shpeshta kohëve të fundit në Kosovë dhe për atë duhet të iu kushtohet më shumë rëndësi sektorit të sigurisë. Njohësit vlerësojnë se duhet të punohet seriozisht në vendosjen e ligjit.
Situata e sigurisë në vend po shihet si shqetësuese pas incidenti i cili ndodhi të premten në mbrëmje në Prishtinë.
Ngjarje të tilla sipas njohësit të sigurisë, Avni Islami, janë bërë të shpeshta në Kosovë dhe për atë duhet t’i kushtohet më shumë rëndësi sigurisë së qytetarëve.
Kjo situatë është parë shqetësuese edhe njohësi tjetër i sigurisë, Hysen Gecaj.
Ai tha se shteti duhet të merret më seriozisht me sigurinë dhe vendosjen e ligjit, duke cekur se disa nga personat të cilët nxitën konfiliktin ishin të kërkuar nga policia.
Sipas tyre siguria e qytetarëve në vend është e rrezikuar për shkak të mosndëshkimit të personave që shkaktojnë rrezik.
Në lokalin Bon Vivant, të premten rreth orës 23:30 si pasojë e përleshjes u lënduan 17 persona ndërsa njëri nga ta ndërroi jetë./Gazeta10