
Me një ceremoni zyrtare të organizuar nga ambasadori norvegjez në Kosovë Jens Erik Grondahl dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore është përuruar zyra e konsullatës norvegjeze në Kosovë. Konsull është emëruar avokati i njohur kosovar, Taulant Hodaj, raporton Gazeta10.
Në një lidhje direkte në emisionin “Vera10”, ambasadori norvegjez foli për planet e tij dhe të konsullatës norvegjeze duke u shprehur i lumtur që kjo konsullatë do të ofrojë shërbime për qytetarët, bizneset dhe shoqërinë civile.
Ai tha po ashtu se ndihet i lumtur që kanë përzgjedhur Taulant Hodaj për konsull të Mbretërisë së Norvegjisë.
Nga ana tjetër konsulli, Taulant Hodaj tha se pas mbylljes së ambasadës, me hapjen e konsullatë do të ofrohen shumica e shërbimeve që i ka ofruar ambasada. /Gazeta10/