Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Norwich City kërkon 10 milionë euro për Milot Rashicën

Gazeta10
07 June 2023 - 14:21

Norwich City ia ka caktuar çmimin përfundimtar sulmuesit të Kosovës, Milot Rashicës.

Sipas raportimeve të fundit, skuadra angleze kërkon 10 milionë euro për ta lënë të lirë sulmuesin nga Vushtrria.

Rashica gjatë edicionit 2022/23 ishte i huazuar te Galatasaray, aty ku edhe u shpall kampion në elitën e futbollit turk.

Gallata ishte e kënaqur me paraqitjet e Rashicës këtë edicion dhe klubi turk po synon të blejë kartonin e tij.

Por, ekipi nga Stambolli ka ofruar vetëm katër milionë euro për Rashicën, shumë kjo që është larg asaj se çfarë ka kërkuar Norwichi.

26-vjeçari këtë edicion në Turqi ka shënuar gjashtë gola dhe ka kontribuar me tetë asistime në 35 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

Përveç Gatalasarayit, interesim për sulmuesin Dardan raportohet të ketë shprehur edhe Burnley.

Pas përfundimit të sezonit në Turqi, Rashica është grumbullar nga Kosova për ndeshjet e qershorit që “Dardanët” i luajnë kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.