Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Nuk aprovohet kërkesa e Drenicës, Llapit i regjistrohet fitorja e arritur në fushë

Gazeta10
14 February 2023 - 19:18

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur të martën më 14 shkurt ka marrë vendim që ndeshja e luajtur të shtunën ndërmjet Drenicës dhe Llapit, të regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë.

Në ndeshjen e lujatur në kuadër të xhiros së 19 në Albi Mall Superligën e Kosovës, Llapi arriti fitore minimale kundër skuadrës nga Skenderaji.

Por, Drenica kishte dërguar kërkesë në FFK që këtë ballafaqim ka fitonte me rezultat zyrtare, për arsye se skuadra nga Podujeva kishte bërë parregullsi lidhur me regjistrimin e lojtarëve të huaj.

Mirëpo, Komisioni i Garave i FFK-së në mbedhjen e mbajtur të martën e ka hedhur poshtë ankesën e Drenicës dhe e ka regjistruar këtë ndeshje me rezultat 0-1.

Përpos ankesës në FFK për parregullsi në regjistrimin e lojtarëve, Drenica ishte shprehur e pakënaqur me referimin në këtë ndeshje, ku sipas tyre u akordua një penalti e padrejtë në dëm të tyre.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.