Fëmija i Barcelonës, Pau Cubarsi ka luajtur 13 ndeshje për katalanasit në të gjitha garat këtë sezon, duke u kthyer në sensacion, ndërsa kjo ka bërë që ai të ftohet edhe nga ekipi i parë i Spanjës.
Mbrojtësi i ri kohët e fundit po merr gjithnjë e më shumë besim nga trajneri Xavi Hernandez dhe disa nga yjet e klubit janë tronditur nga pjekuria e këtij të riu.
Cubarsi debutoi për ekipin e parë dy muaj më parë në Kupën e Spanjës kundër Salamancas, ndërsa pak ditë më vonë luajti në ndeshjen kampionale kundër Real Betis.
Ishte një natë para se të mbushte 17 vjeç. Barcelona fitoi 4-2 dhe Cubarsi luajti aq mirë sa Robert Lewandowski e mori mënjanë në dhomën e zhveshjes dhe e pyeti sa vjeç ishte.
Mediat spanjolle kanë zbuluar bisedën mes dyshes, duke treguar se sulmuesi i madh polak është habitur me pjekurinë e tij në atë moshë.
Lewandowski: Si je, një pyetje: Sa vjeç jeni?
Cubarsi: Jam 16 vjeç.
Lewandowski: Të kërkova të më thuash sa vjeç je. Mos më bëj budalla.
Cubarsi: Betohem që jam 16 vjeç.
Lewandowski: Nuk mund ta besoj që keni luajtur një lojë të tillë në moshën 16-vjeçare. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë.
Që nga ajo ndeshje kundër Real Betisit, Cubarsi ka luajtur gjithnjë e më shumë dhe është kthyer në një lojtar standard në mbrojtje.
Në Ligën e Kampionëve, ai luajti një ndeshje të mirë në fitoren ndaj Napolit, si dhe shkëlqeu në një duel të vështirë me Atletico Bilbao në La Liga.