
Sulmuesi Andrea Belotti do të largohet nga skuadra e Romës pas vetëm një sezoni. “Calciomercato” ka njoftuar të premten se Belotti pritet të transferohet te Fiorentina, ekip që tashmë ka nisur negociatat me Romën për shërbimet e tij.
Mësohet se Roma është e gatshme ta lirojë Belottin për 20 milionë euro, pasi italiani nuk bën pjesë në planet e trajnerit Jose Mourinho.
29-vjeçari këtë sezon ka shënuar 4 gola ndërsa ka kontratë me Romën deri në vitin 2025. Ai te Roma u transferua para fillimit të këtij sezoni si lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Torinon.