
Dhjetëra protestues serbë u mblodhën në orët e hershme të mëngjesit të së premtes në Zveçan, për të vazhduar protestën kundër kryetarit shqiptar të komunës.
Protesta e tyre ka vazhduar me aksione simbolike.
Ata në duartë e tyre kanë pankarta me shkrime të ndryshme; 1) Duam paqe jo shok bomba dhe gazlotësjellës; 2) “Ne jemi Miradoshi e Dushani; 3) Nuk do të shpërngulemi nga shtëpitë tona; 4)
Nuk jemi kriminel vetëm duam lirinë; 5) Pse Kurti me snajper po na shënjestron”.
Kjo është raportuar përmes një lidhje direkte me gazetaren Saranda Alshiqi.
Kujtojmë se Zveçani ishte skenë e përleshjeve të dhunshme midis protestuesve dhe ushtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, më 29 maj.
Protestat, ditëve të fundit, ishin kryesisht të qeta.
Ndërkohë pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, marrin pozicionet e tyre në Zveçan./Gazeta10