
Në ekranin e televisionit, natën e djeshme janë rikthyer ish-konkurrentët e formatit televiziv Big Brother VIP Kosova.
Vedat Bajrami nuk e pranoi ftesën për të qenë pjesë e Post Big Brother Vip Kosova.
Ndërkohë që Elita Rudi, moderatorja e Post Big Brother tregoi se ftesa i ka shkuar sikur të gjithë konkurrentëve edhe Vedat Bajramit, por që ai nuk ka pranuar të marr pjesë.
Vedati shkoi në finale, por që çmimin e madh ia rrëmbeu Stresi, dhe pyetja vije se a ka pasur një hatërmbetje?
Vedati ka bërë një reagim duke e shfaqur sondazhin e votave të publikut, ku ai ka marr 40 përqind të votave, kështu edhe duke dal i pari nga të gjithë finalistët.
“I popullit jam dhe do të mbetem gjithmone ne zemrat e tyre”, ka shkruar Vedati./Gazeta10
