Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Nuk është bërë, por e keni pranuar asociacionin”, Haxhiu i reagon Sadikut: Oo Kushtrim!

Gazeta10
05 February 2025 - 21:08

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka debatuar me gazetarin, Kushtrim Sadikun lidhur me çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Haxhiu është shprehur e bindur se qeveria Kurti e ka kundërshtuar asociacionin dhe se nuk e ka pranuar asnjëherë.

“Për shkak të atyre veprimeve nuk është pranuar, nuk është bërë dhe as nuk do të pranohet”, ka thënë Haxhiu.

Por megjithatë ndaj një deklarimi të tillë ka reaguar Sadiku, i cili ia ka rikujtuar Haxhiut se asociacioni është pranuar nga kjo qeverisje me marrëveshjen e Ohrit, por që nuk është realizuar.

“Ai s’është bërë, por është pranuar”, ka thënë gazetari Kushtrim Sadiku.

“Ne kemi arritë me ndal Zajdenicën. Demarkacionin s’kemi pasur mundësi ta ndalim. Ne kemi thënë që 23 pika shkelen me marrëveshjen e Zajdenicën”, ka thënë ajo. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.