Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nuk i hapen parashutat, gruaja nga Kili bie për vdekje në tokë – pamjet tregojnë momentet e saj të fundit

Gazeta10
31 October 2024 - 12:33

Një parashutiste profesioniste është rrëzuar për vdekje në Brazil, pasi pati probleme me dy parashutat që nuk iu hapën.

Carolina Munoz, 40-vjeçe, ndërroi jetë pasi u përplas në rrugën Boituva, qytet në juglindje të Sao Paulo.

Munoz nga Santiago i Kilit është dërguar në spital, nga ku u konstatuar se nuk i mbijetoi plagëve të marra nga përplasja në tokë.

Një video amatore shfaq momentin e rrëzimit dhe derisa po binte në tokë në formë spirale sillej sa ishte në ajër.

Munoz punonte si psikoterapeutë dhe kishte jetuar në Brazil për më shumë se pesë vite.

Ajo ishte marrë me parashutizëm që nga viti 2013 me shoqatë e parashutistëve të Brazilit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.