Mesfushori i Barcelonës, Pedri ka bërë një hap para drejt rikthimit të tij nga lëndimi, pasi i është bashkuar skuadrës në stërvitje.
Ylli i Barçës ka qenë jashtë fushave që nga fillimi i muajit mars, ndërsa kampioni spanjoll nuk ka caktuar ndonjë datë për rikthimin e tij.
Tani, për këtë çështje ka folur vetë Pedri i cili tha se rikuperimi i tij po shkon mirë, por se ende nuk dihet se kur do të rikthehet në fushë.
“Nuk ka datë specifike për rikthimin tim, por për tani gjithçka po shkon shumë mirë. Unë shpresoj që të rikthehem shumë shpejt. Psiçikisht jam shumë mirë, rikuperimi po shkon shumë mirë dhe unë vetëm po mendoj për t’u rikthyer dhe për ta shijuar”, tha Pedri.