Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Nuk ka marrë fund asgjë”, thotë një prej iniciatorëve të kampanjës pro shamisë

Gazeta10
20 August 2022 - 16:42

Një prej iniciatorëve të lejimit të shamisë në shkolla, Durim Berisha, me një postim në faqen e tij në Facebook ka thënë se kampanja “#ndryshojeni_ua_për_shaminë” ende nuk ka përfunduar dhe se kerkesa e dorëzuar për një proces gjyqësor për këtë qështje është ende në pritje, raporton Gazeta10.

“Popull, PA PANIK! Nuk ka marre fund asgje. Gjate tere kohes kemi theksuar se nese Ministria nuk e ndryshon UA me deshire, do e bejme permes rrugeve gjyqesore…”, thuhet në postim.

Berisha shtoi se kjo kërkes e dorëzuar për një proces juridik me 1 gusht të këtij viti, nuk është ë refuzuar nga ministria formalisht dhe se ata do të duhet të presin derisa e ju aprovohet një kërkesë e tillë.

“Ky eshte nje proces juridik qe eshte filluar me kerkesen e dorezuar formalisht me 01.08.2022…do te ndjekim rruget ligjore. Ministria nuk e ka refuzuar formalisht kerkesen, prandaj ne do te presim ose refuzimin formal ose heshtjen administrative qe te fitojme te drejten per te nisur procesin gjyqesor administrativ”. ka shkruar ndër të Berisha./Gazeta10.

Postimi i plotë

“Popull, PA PANIK! Nuk ka marre fund asgje. Gjate tere kohes kemi theksuar se nese Ministria nuk e ndryshon UA me deshire, do e bejme permes rrugeve gjyqesore.

Nuk do te lejojme qe te riaktualizohet nje teme fisnike me qellim qe Qeveria ta perdore si perde per problemet tjera.

Ky eshte nje proces juridik qe eshte filluar me kerkesen e dorezuar formalisht me 01.08.2022. Edhe vet ministrja e din qe kerkesa eshte e bazuar, por i jep prioritet forumeve te partise.

Me gjakftohtesi e duke ndjekur rruget ligjore, kjo çeshtje do te zgjidhet.

Fleni dathe!

P.s. nuk kemi çka te deklarojme per media me shume sesa “do te ndjekim rruget ligjore. Ministria nuk e ka refuzuar formalisht kerkesen, prandaj ne do te presim ose refuzimin formal ose heshtjen administrative qe te fitojme te drejten per te nisur procesin gjyqesor administrativ”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.