Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nuk ka marrëveshje në Bruksel për dinarin

Gazeta10
04 April 2024 - 13:32

Ka përfunduar një trepalësh në Bruksel mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petak Petkoviq, nën ndërmjetësimin e të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, ku u bisedua për gjetjen e një për pagesat me para të gatshme në Kosovë në valutën dinar, e cila u ndalua dy muaj më parë.

Raportohet se edhe në këto takime nuk është arritur marrëveshja për dinarin.

Pallët pritet t’u adresohen mediave pas këtij takimi.

Të enjten më herët në mëngjes, Lajçak e zhvilloi një takim dypalësh me kryenegociatorin serb Petkoviq.

Bashkimi Evropian, i cili e lehtëson dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, pret që të tejkalohen dallimet në qasje mes palëve dhe të arrihet një zgjidhje, sipas së cilës qytetarët serbë në Kosovë do të mund të vazhdojnë t’i pranojnë beneficionet nga shteti serb.

Përdorimi i dinarit për pagesa me para të gatshme në Kosovë u ndalua më 1 shkurt, kur Banka Qendrore e Kosovës e futi në fuqi një rregullore të re e cila përcaktoi euron si valutën e vetme zyrtare në vend./Radio Evropa e Lirë

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.