Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Nuk ka nevojë për koalicion të ri”, Donika Gërvalla: Partitë tjera gjithmonë kanë bashkëpunuar, por garojnë veç e veç

Gazeta10
08 Janar 2026 - 22:50

Kryetarja e GUXO, Donika Gërvalla ka folur për rrugën e gjatë drejt formimit të koalicionit qeverisës në Kosovë dhe rolin e qytetarëve në procesin politik.

Gërvalla ka theksuar se koalicioni i partive ku është e përfshirë ajo,  ka qenë gjithmonë transparent dhe bashkëpunues, ndryshe nga praktikat e kaluara ku partitë garonin veç e veç në lista, por kanë bashkëpunuar gjithmonë mes vete.

“Ne e kemi koalicionin, e kemi bërë shumë transparent në dallim nga tjerët që vazhdimisht kanë qenë bashkë, por në lista kanë garuar veç e veç. Ne që nga fillimi kemi qenë bashkë dhe i kemi thënë qytetarit na voto të gjithëve bashkë, ky është koalicioni që nëse ti na jep mjaftueshem vota, ne do ta qeverisim Kosovën 4 vjet”, ka thënë  ajo në Politiko.

Ajo kujtoi edhe situatën e shkurtit 2025, kur qytetari kërkoi gjetjen e një partneri për qeverisje pa marrë pjesë në një “pazar votash”.

“Në shkurt të vitit 2025, me 9 shkurt, qytetari tha unë po mendoj që nuk ka nevojë ju me marrë kaq shumë vota, por gjeni një mënyrë, gjeni një partner e merruni vesh. U bllokua e gjithë kjo situatë për muaj të tërë, e tani qytetari ka ndërruar mendim. Ka thënë okej opozita ende nuk është e pjekur të hyjë në koalicione parimore, jo në pazare por koalicione parimore dhe prandaj ka lind nevoja per t’ia dhënë një konstelacioni të caktuar, që është  një koalicion i 4 partive, një partie shumë të madhe dhe 3 partive të vogla” tha Gërvalla.

Sipas kryetares së GUXO, qytetari ka rol vendimtar në këtë proces dhe përtej mbështetjes me votë, duhet të kërkojë përgjegjësi, transparencë dhe qeverisje të qartë, jo pazare mes partive./Gazeta 10

Deklarata e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.