Në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadiku, gazetari dhe drejtori i Kanal10, Arben Ahmeti tha se deklarata e sekretarit të Shtetit Amerikan Blinken është shuplaka më e madhe që ndonjë shtet i rajonit merr viteve të fundit nga SHBA-në dhe kjo është humbje e madhe për diplomacinë dhe do të këtë pasoja.
“Nëse dikush mendon që SHBA-në do të lënë Kosovën për shkak të avanturave politike të Kurtit, Osmanit, Konjufcës apo kujdo tjetër harrojeni sepse është projekt shumë më i rëndësishëm sesa karrierat politike të njerzve që për të marrë like në facebook bëjnë veprime të tilla. Nuk na lënë Amerika për aventurista politik”, tha Ahmeti.
Sipas tij do t’i shohim pasojat te vizat dhe proceset tjera.
“Ajo për çka jam i shqetësuar është figura të cilën po e ndërton shteti jem para qytetarëve. Nuk ka sovranitet pa qytetarë, pa miratimin e atyre qytetarëve”, tha Ahmeti.
Sipas Ahmetit në veri ka përfaqësues të Rusisë, janë përafërsisht 300 luftëtarë që kanë marrë pjesë në luftë në Ukrainë por atje ka edhe qytetarë të Republikës së Kosovës, dhe këta qytetarë sipas tij sot po ndihen të pushtuar e të dhunuar, prandaj shteti jonë duhet të këtë përgjigje për ta. /Gazeta10/